Dinamo ka mposhtur Kukësin mes spektaklit të 5 golave, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” përfundoi me fitoren 3-2 të dinamovitëve.
Të parët që kaluan në avantazh, ishin pikërisht vendasit të cilët shënuan dy gola në dy minuta me anë Lorenco Vilësd dhe Denisson, duke mbyllur në avantazh të dyfishtë pjesën e parë.
Me nisjen e pjesës së dytë, Kukësi u tregua më kërkues duke barazuar ndeshjen në të njëjtën mënyrë si Dinamo. Dy gola në dy minuta edhe për Kukësin, për të cilët shënuan Rivas dhe Jongo sollën barazimin në “Niko Dovana”.
Teksa kur u mendua se gjithçka u mbyll, ishte kapiteni Hoxha që shënoi në minutën e 96’ duke përfituar edhe nga një dalje e gabuar e portierit të Kukësit, Angleos Tafas.
Me këtë fitore, Dinamo shkon në vendin e gjashtë në kuotën e 25 pikëve, ndërsa Kukësi mbetet në vendin e parafundit me 19 pikë të grumbulluara pas 21 javësh kampionat.