Dinamo vazhdon merkaton, ekipi kryeqytetas siguron mesfushorin senegalez (EMRI)

Dinamo është duke mbyllur përgatitjet e fundit për startin e kampionatit ku do të presin Tiranën në Elbasan, të dielën në orën 20:00. Nën drejtimin e tranerit Di Biagio, skuadra është stërvitur e plotë pa mungesa nga dëmtimet, megjithatë, në organikë ka ende nevojë për 1 apo 2 elementë të rinj.

Drejtuesit kanë siguruar shërbimet e mesfushorit Bakary Goudiaby, i cili edhe është federuar në FSHF dhe pritet të zyrtarizohet shumë shpejt, raporton shtypi i shkruar. Senegalezi i lindur në vitin 2002 do të jetë një përforcim për të tashmen dhe të ardhmen në qendrën e mesfushës.

Deri në fund të merkatos Dinamo pritet të bëjë edhe të paktën 1 apo 2 afrime të tjera në repartin e mbrojtes ose të mesfushës ndërsa ai ofensiv duket i kompletuar.

Related posts

Çfarë ndodhi?! Futbollisti i Andorrës nuk i mban lotët në prag të ndeshjes me Shqipërinë (video)

Në prag të ndeshjes me Andorrën, Sylvinho vendos të mos grumbullojë dy lojtarë (EMRAT)

Falje dhe më pas sulm frontal, Edi Martini në postim: Ndjesë për veprimin, sa për ato hienat që dalin nëpër studio i them që…