Dramë në fund! Rodriguez e bë sefte me Egnatian, Dinamo zhytet në krizë

by KLIKOJE.AL

Një ndeshje dramatike deri në sekondat e fundit i dha fitoren Egnatias, që mposhti 1-0 Dinamon në sfidën e javës së 25-të të Superiores. Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit pa gola, ishte minuta 90’+2′ ajo që vendosi fatin e takimit.

Heroi i mbrëmjes ishte Rodrigues, i cili shfrytëzoi një moment përgjumjeje në mbrojtjen blu dhe dërgoi topin në rrjetë, duke shpërthyer festën në stadium. Një gol me peshë të jashtëzakonshme, që jo vetëm vulosi tre pikët, por edhe forcoi pozitat e Egnatias në renditje.

Takimi ishte i luftuar dhe me pak hapësira. Dinamo tentoi të kontrollonte ritmin në pjesën e parë, por pa konkretizuar rastet e krijuara. Në fraksionin e dytë, Egnatia rriti presionin dhe besoi deri në fund, duke u shpërblyer në çastet shtesë.

Me këtë fitore, Egnatia blindon vendin e dytë dhe hedh një hap të sigurt drejt objektivave sezonalë. Nga ana tjetër, situata bëhet gjithnjë e më e vështirë për Dinamon. Skuadra kryeqytetase regjistron shtatë ndeshje radhazi pa fitore dhe tashmë rrezikon seriozisht të humbasë vendin e katërt, pozicion që të çon në zonën “Play-Off”.

Kriza e rezultateve po peshon rëndë mbi Dinamon, ndërsa Egnatia konfirmon formën dhe ambiciet, duke treguar se di të fitojë edhe në momentet më delikate të sezonit.

LEXO ME SHUME:Tragjedia e Alvarez, mesfushori vendos përfundimisht të ardhmen e tij te Tirana

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.