Rashica nga penalltia e Lorran barazon, Dinamo-Skënderbeu përfundon në paqe… (video)

Dinamo

Dinamo-Skënderbeu përfundon në barazim. Dy skuadrat kanë ndarë pikët në një 1-1 shumë të luftuar në “Elbasan Arena”. Të dy skuadrat luftojnë për objektiva të ndryshëm, por sot kanë luajtur një ndeshje shumë të bukur si të barabartë, duke kërkuar të gjenin golin që në minutat e parë. “Paqja” u thye vetëm në pjesën e dytë, kur një penallti solli avantazhin e Rashicës për Skënderbeun. Megjithatë, nuk vonoi përgjigja e Dinamos me Lorran për të vendosur baraspeshën në shifra.

Edhe pse rastet nuk munguan deri në fund, rrjetat nuk u tundën më dhe ekipet u desh të kënaqeshin me nga një pikë që nuk ndryshon renditjen e tyre, por që për momentin largon pak më shumë nga kreu Dinamon pas dy barazimeve radhazi.

LEXO ME SHUME:Dinamo largon dy mbrojtës, nuk përmbushën pritshmëritë (EMRAT)

Dinamo ka bërë pak lëvizje në merkaton e dimrit. Një situatë e ndikuar edhe nga fakti se blutë kanë një organikë të kompletuar dhe nuk kanë pasur ndonjë emergjencë për afrime. Mesfushori Fjoart Jonuzi dhe portieri Tomas Kiri janë dy lojtarët e vetëm që i janë bashkuar skuadrës së Dajës deri në këtë moment.

Në anën tjetër, është larguar mbrojtësi Mateo Muzek. Mësohet se edhe largimi i dytë nga radhët e kryeqytetasve do të jetë një mbrojtës qendre dhe bëhet fjalë për Antonio Miçon. Palët pritet që të mbyllin bashkëpunimin me mirëkuptim. Miço nuk ka gjetur hapësira aktivizimi te Dinamo, ku në prapavijë ka pasur një konkurrencë të fortë, aq më tepër që trajneri Daja ka aktivizuar në qendër të mbrojtjes dy lojtarë me eksperiencë si Bruno Dita dhe Naser Aliji

Related posts

“Bëhu arbitër”, Tirana “kunj” FSHF-së me postimin e fundit, publikon episodet e munguara në sfidën ndaj Elbasanit (video)

E PAPRITUR/ Humbi javën e kaluar, por dorëheqjen e jep sot, trajneri në Kategorinë e Parë bën “rrëmujë” klubin

Gvozdenovic i sinqertë pas ndeshjes ndaj Tiranës: Kundërshtari ishte më mirë se ne, barazimi rezultati më i drejtë

1 comment

Ilir Daja nuk e bën dramë barazimin: Do t'i kalojmë këto momente 01/02/2025 - 19:14
[…] LEXO ME SHUME:Rashica nga penalltia e Lorran barazon, Dinamo-Skënderbeu përfundon në paqe… (video) […]

Comments are closed

Add Comment