Dinamo me “urinë” e golit, tre ndeshje pa shënuar dhe ndaj Tiranës pritet të ketë ndryshime

Dinamo

Tre ndeshje asnjë gol. Dinamo po kalon një moment të vështirë në kampionat pasi prej tre ndeshjesh nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Ky bllokim ofensiv ka ndezur sinjalet e alarmit në klubin blu. Në tre përballjet e fundit, ekipi ka treguar disiplinë në mbrojtje, por mungesa e ideve dhe konkretizimit në sulm ka bërë që skuadra të mbetet e parrezikshme në portën kundërshtare.

Sulmuesit kryesorë janë në hije, ndërsa mesfusha shpesh ka munguar në pasimin final. Stafi teknik tashmë është vënë në lëvizje dhe pritet që në ndeshjen e fundit ndaj Tiranës të ketë ndryshime në formacion, më shumë guxim në lojën ofensive dhe ndoshta edhe minuta për lojtarë që deri tani minutazhin e kanë patur të kufizuar. Te Dinamo, largimet e Zabërgjas dhe Itodo Mandelës kanë lënë një boshllëk në sulm, ndërsa Bernard Berisha nuk po arrin dot të hyjë në mekanizmat e Ilir Dajës. Përballja me Tiranën shihet si testi vendimtar për të treguar nëse kjo periudhë e errët është vetëm një episode kalimtar, apo një problem që kërkon ndërhyrje të shpejtë.

LEXO ME SHUME: Milinkovic me “laps e letër”, tekniku i Partizanit “spiunoi” në stadium ndeshjen e Bylisit ndaj Dinamos

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)