Dinamo pa mëshirë ndaj Erzenit, katër gola për të shpresuar Final-Four

Dinamo ka fituar në transfertë përballë Erzenit në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që u zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia”, përfundoi me fitoren e thellë 4-0 të dinamovitëve.

Golat për Dinamon u shënuan nga katër lojtarë të ndryshë. “Pokerin” e nisi Hoxha, teksa më pas shënuan Kaçorri, Zabërgja dhe Bardhi.

Pas kësaj fitoreje, Dinamo ngjitet në vendin e pestë me 28 pikë. Dinamovitët afrohet me “Final Four” pasi tashmë janë 5 pikë larg Tiranës. Në krahun tjetër, Erzeni mbetet në vendin e tetë, me 22 pikë të grumbulluara pas 22 ndeshjes.

Related posts

Partizani pa identitet, bllokohet ndaj Vorës, Egnatia-Vllaznia krijojnë spektakël (video)

“Të shqyrtohet nga organet kompetente”/ Lushnja në vendin e parafundit, Bicaj kapet me gjykimin: Na u mohua një penallti e pastër

Vllaznia, rikthim me peshë në mbrojtje ndaj Egnatias (FORMACIONI I MUNDSHËM)