164
Lëvizje interesante në merkaton e Dinamos. Bekim Maliqi është lojtari i radhës që iu bashkohet 18 herë kampionëve. Klubi dinamovit nuk e ka bërë zyrtar transferimin e 22-vjeçarit, por në foton e publikuar nga Dinamo me ekipin që do të niset drejt Italisë për fazë përgatitore, është prezent edhe Maliqi.
Futbollisti nga Podujeva spikati sezonin e fundit me Erzenin. Maliqi, 22 vjeç, luan në pozicionin e mbrojtësit të djathtë, por edhe më i avancuar po në këtë krah. Ai pritet rivalizojë me Meksin për një fanellë titullari, por ndoshta edhe të dy mund të luajnë njëkohësisht në formacion. Interesant është fakti se Bekim Maliqi sezonin e kaluar ka shënuar 4 gola dhe njërin prej tyre ia ka shënuar Dinamos në fazën e parë.