241
Mbrojtësi kolumbian, Juan Camilo Mesa, ka mbërritur mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë. Ai është lojtari i fundit që do të përforcojë Dinamon, të paktën deri në janar. Palët kanë pasur bisedime dhe kanë arritur një akord, tani pritet që të firmoset kontrata dhe 23-vjeçari të prezantohet nga klubi si pjesë e bluve.
Mesa, përveçse në vendin e tij, ka luajtur edhe në Kroaci me Sibenik. Në verë pati një aventurë shumë të shkurtër me boshnjakët e Tuzlës. Ai vjen si një përforcim i rëndësishëm për qendrën e mbrojtjes.