Dinamo me probleme përpara Tiranës, tre mungesa të sigurta për shkak dëmtimesh; në dyshim sulmuesi…

Dinamo

Dinamo mund të merrte më shumë se 1 pikë në Laç, sepse rastet për gol nuk munguan. Të paktën tre prej tyre ishin flagrante, dy me Vilën që në një moment goditi shtyllën dhe në një tjetër e pengoi terreni të festonte golin, dhe një rast me Maliqin që gjuajti jashtë. Gjithsesi, barazimi në Laç është parë në sensin pozitiv dhe tashmë është arkivuar, për t’u përqendruar te derbi me Tiranën, që luhet të shtunën në “Elbasan Arena”.

Deri atëherë trajneri Ilir Daja duhet të qartësohet për gjendjen e disa lojtarëve te Dinamo me probleme fizike. Bregu dhe Muzek janë mungesa të sigurta për Dinamon në dy ndeshjet e fundit të 2024-ës. Kroati do të jetë jashtë skuadre edhe për shumë kohë, ndërsa vlonjati pritet të jetë gati në janar.

MANDELA – Prej dy ndeshjesh blutë po vuajnë mungesën e sulmuesit kryesor Peter Itodo Mandela, i cili nuk është rikuperuar nga një problem muskulor. Autori i 7 golave ka filluar vrapimet dhe gjatë javës do të shihet, nëse do të bashkohet plotësisht me grupin për të qenë gati të shtunën, apo jo. Mandela është në garë me kohën për të mos e humbur ndeshjen e tretë radhazi, por me siguri stafi teknik do të kërkojë garanci para se ta aktivizojë, pasi nuk mund të rrezikojë. Nigeriani ka qenë shumë i rëndësishëm për blutë jo vetëm me golat që ka shënuar, duke i dhënë pikë skuadrës, por edhe me lojën në funksionon të grupit. Nëse rikuperohet në kohë, do të jetë një plus i madh për Dinamon.

NANI – Në mungesë të Bregut dhe Mandelës, dy lojtarët që kanë shoqëruar Zabërgjën në treshen e sulmit blu janë Vila dhe Nani. Portugezi, autor i 3 golave ndaj Teutës dhe Vllaznisë, në Laç u zëvendësua për shkak dëmtimi sapo nisi pjesa e dytë. Por situata me këtë lojtar nuk duket shumë shqetësuese. Nani ka marrë një goditje në atë ndeshje dhe e kishte të pamundur të vazhdonte, por koha e rikuperimit duhet të jetë e shkurtër. Trajneri Daja shpreson ta ketë në dispozicion të shtunën, aq më tepër nëse mungon sërish Mandela. Situata do të shihet gjatë këtyre ditëve, por me shumë gjasa portugezi do të jetë i gatshëm në derbi.

LEXO MË SHUMË: Dinamo rigjen ritmin e pretendentëve, fiton bindshëm ndaj Teutës (video)

Related posts

Dinamo-Tirana, ndryshon orari i ndeshjes, blutë kërkuan ndryshimin në derbin kryeqytetas

Elbasani plot dëmtime në përballjen ndaj Partizanit, Gvozdenovic në hall për formacionin

Krisje totale mes Sivasport dhe sulmuesit, Rey Manaj reagon ashpër ndaj klubit: Luaja i sëmurë për ta dhe tani as nuk më rinovojnë kontratën