Egnatia hedh një hap drejt kualifikimit, mposht me dy gola Dinamo Minsk (video)

by KLIKOJE.AL

Egnatia merr një sukses të rëndësishëm me rezultatin 0-2 kundër Dinamo Minsk në transfertë. Një ndeshje e interpretuar mirë nga ekipi i Edlir Tetovës që rimëkëmbet pas humbjes kundër Breidablik. Në minutën e 28′ Lushkja realizon një kryevepër pas topit të dhënë nga Fernando.

Në minutën e 89′, Bakayoko realizoi golin e dytë, duke i dhënë qetësinë Egnatias në ndeshjen e dytë që do të zhvillohet në Rrogozhinë. Një detyrë e vështirë për Dinamo Minsk në takimin e dytë që do të duhet të djersisë shumë për të ndryshuar fatet e takimit.

KRONOLOGJIA E NDESHJES

89′ GOOOL! Dinamo Minsk 0-2 Egnatia/ Bakajoko tund rrjetën pas disa rasteve të humbura.

86′ Në 20 minutat e fundit kanë munguar rastet për Egnatian. Megjithatë, rrogozhinasit mbrohen mirë duke mos lejuar Dinamo Minsk të rrezikojë.

82′ Largohet Bakiç, aktivizohet Tsepenkov te Dinamo Minsk.

79′ Braziliani Xheferson debuton tek Egnatia. Merr vendin e Alijev të dëmtuar.

73′ Dajsinani tregohet vendimtar. Nuk lejon sulmuesin e Dinamo Minsk të rrezikojë portën e rrogozhinasve.

72′ Largohet Selmani dhe vendin e tij e merr Jahaja tek Egnatia.

70′ Igor merr vendin e Padstrelau

45+2′ Rrezik në zonë Shparovski kontrollon topin e goditur nga Xhemajli me kokë.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

45′ nuk ia del të krijojë rrezikshmëri. Në fund shkakton faull në zonën e Egnatias. (VIDEO)

40′ Egnatia nuk është kthyer pas edhe pasi ka shënuar golin e avantazhit. Loja është në kontrollin e tyre.

30′ Bakajoko “fal” golin e dytë. Pasi bën gjithçka mirë në zonë, nuk ia del të dërgojë topin në rrjetë. (VIDEO)

28′ GOOOL! Dinamo Minsk 0-1 Egnatia/ Aksion model. Kampionët e Shqipërisë gjejnë golin, pasi Lushkja shfrytëzon si duhet topin e harkuar nga Fernando.

20′ Rast për Egnatiam. Është Gruda që nuk e shfrytëzon si duhet duke gabuar në pasimin e fundit.

14′ Egnatia ka kontrollin e topit, ndërsa vendësit mbrohen. Alijev kroson nga e majta, ndërsa portieri Shpakovski grushton me vështirësi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.