Dinamo ka marrë një fitore 2-0 ndaj Tiranës në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinaleve. Blutë kontrolluan lojën që nga minuta e parë, duke kërkuar vazhdimisht golin, ndërkohë pas ndeshjes mësohet se
Bernard Berisha, një nga lojtarët që erdhi me bujë në verë te Dinamo, dje ka bërë një skandal të vërtetë në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ai doli shumë i tensionuar nga dhomat e zhveshjeve, ku në korridorin e stadiumit takoi presidentin Adrian Bardhi dhe drejtorin Ermal Barushi.
Pas një diskutimi me drejtuesit, situata është tensionuar dhe lojari ka përplasur në mënyrë demosntrative një nga çantat e tij të dorës. Situata u tensionua shumë, pasi futbollisti iku duke ulëritur, ndërsa nga pas iu vu Ermal Barushi. Në lëvizje u vu edhe policia, e cila mendoi se ishte një sherr, por Berisha u largua, ndërsa drejtori i kthye në dhomat e zhveshjeve. Presidenti Bardhi hyri qetësisht në dhomat e zhveshjeve dhe qëndroi mbi 10 minuta, më pas u largua nga impianti. Tej të gjithave, incidenti ishte shumë i rëndë, pasi një lojtar në mënyrë demonstrative shpërthen në sytë e drejtuesve të skuadrës.