LIVE/ Jagiellonia e kthen ndeshjen në stërvitore, i shënon Dinamos golin e tretë (video)

by KLIKOJE.AL

Dinamo është duke luajtur në transfertë përballë Jagiellonias ndeshjen e parë në fazën play-off të Conference League, ku blutë kryeqytetas janë kualifikuar për herë të parë në historinë e tyre.

Trajneri Ilir Daja kishte punë për të bërë gjatë javës pas kualifikimit përballë Hajduk Split, pasi fillimisht i është dashur që të gjejë një zëvendësues për Zabërgjën e larguar drejt Ukrainës. Më pas, atij i është dashur të zgjidhë si gjithmonë problemet në qendër të mbrojtjes, ku kryeqytetasit kanë improvizuar edhe këtë radhë me dyshen Aliji-Meksi.

LIVE JAGIELLONIA-DINAMO 3-0

50′ GOL JAGIELLONIA 3-0/ Dinamo e pafuqishme, vendasit shënojnë edhe të tretin me Wojtuszek.

34′ GOL JAGIELLONIA 2-0/ Mbrojtja e “arnuar” e Dinamos “fut ujë”, vendasit shënojnë edhe golin e dytë me Pululun, që gjuan saktë brenda zonës, duke përshëndetur rrjetën.

12′ GOL JAGIELLONIA 1-0/ Mbrojtje e brishtë e Dinamos, vendasit gjejnë rrugën e rrjetës me Imaz. Futbollisti përfiton nga gabimi i portierit Teqja. 

Imaz 12′, Pululu 34′ Wojtuszek 50′

LEXO ME SHUME:Latifi i rilindur te Shkëndija, ndëshkon Ludogorets në stilin alla-Juninho (video)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.