Dinamo e nis “FLAKË” merkaton! Klubi kryeqytetas firmos me yllin e Superiores

Dinamo arriti të siguronte ngjitjen në Kategorinë Superiore dhe tashmë ekipi blu ka nisur punën të ndërtojë një skuadër kompetitive që nuk do të llogarisë më mbijetesën por të synojë objektiva si Europa apo pse jo edhe titullin kampion.

Skuadra kryeqytetase ka bërë tashmë zyrtarishtë “goditjen” e parë në merkato dhe quhet Albion Marku. Mbrojtësi i krahut u ble në merkaton e verës nga Lokomtiva e Zagrebit dhe u huazua tek Teuta pasi blutë ishin një kategori më poshtë.

22-vjeçari do jetë një “aset” i shtuar krahun e djatë të mbrojtjes për skuadrën. Ish-lojtari Partizanit këtë sezon me “Djemt e Detit” ka zhvilluar 29 ndeshje duke qenë kështë një lider i padiskushëm.

Minutazhi dhe eksperienca e mëparshme e bën djalin nga Rrësheni që të jetë i ambjentuar mjaft mirë me kampionatin shqiptarë dhe të jetë i gatshëm për sfida ku presioni është më i madh.

Related posts

U përfol për një kalim te Venezia, Elbasani bën goditjen e madhe me futbollistin çek (EMRI)

Nga Shpëtim Duro te Collella, Sinan Idrizi vendos përfundimisht emrin e trajnerit të ri të Flamurtarit

Erdhi me bujë nga Llapi, vetëm një sezon zgjat aventura e sulmuesit te Flamurtari (POSTIMI)