Spikati këtë sezon, mesfushori i Dinamos ka oferta nga Belgjika, Gjermania dhe Kroacia (FOTO)

by S.M

Dinamo e këtij viti ishte një skuadër me shumë elemente të spikatura në organikën e vet, që natyrshëm janë shndërruar në “shënjestra” nga klubet e huaja që luajnë në liga më të pasura.

Deri më tani kemi folur për emra si Mandela, Zabërgja apo Gudiaby, teksa së fundmi në skenë mësohet se ka dalë edhe Gasama Karamba, një nga pikat kryesore të dinamovitëve në mesfushë. 20-vjeçari me kalimin e javëve u bë vendimtar për formacionin e Ilir Dajës, teksa tashmë mediat e huaja raportojnë se klube nga Belgjika, Bundesliga e dytë gjermane dhe Kroacia kanë shfaqur interes për të.

Mbetet të shihet e ardhmja e të riut nga Gambia, në një moment kur është e paqartë skadenca e kontratës së tij me Dinamon. Karamba është pjesë e bluve që nga shkurti i vitit 2023, por vetëm në këtë sezon arriti të zërë vend fiks në 11-she.

NDESHJET NË CONFERENCE LEAGUE

Dinamo do ta nisë nga zeroja Europën. Pas 14 vitesh, skuadra fituese e Kupës së Shqipërisë, do të jetë e gjashta nga fundi në vazon e dobët të Conference League. Blutë kanë koeficient 1.575 dhe nuk shkojnë dot më lart, çka do të thotë se kundërshtarë do të kenë ekipe të forta, duke përfshirë edhe ato kosovare. Për të kaluar turin, Dinamo duhet të bëjë një heroizëm.

Hera e fundit që kryeqytetasit luanin në kompeticionet e Kontinentit të Vjetër ishte sezoni 2010- 2011, kur eliminoheshin nga moldavët e Sheriff Tiraspol në raundin e parë të Champions League.

LEXO ME SHUME:Dinamo në vazon e dobët të Conference League, Ilir Daja kërkon përforcime

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.