Dinamo drejt riformatimit, tre lojtarë largohen me parametra zero; Denison mund të përfundojë në Kazakistan

Dinamo

Dinamo do t’i nënshtrohet një revolucioni në merkato pas dështimit në fundin e këtij sezoni. Blutë ishin në vendin e 4-të dhe për 2 javë zbritën në të 7-tin duke dështuar në arritjen e objektivave.

Drejtuesit nuk janë aspak të kënaqur dhe ndërhyrja në organikë është e pashmangshme. Problemi kryesor gjatë sezonit ishte mungesa e golave dhe pikërisht reparti ofensiv është epiqendra e revolucionit.

Veç Baton Zabërgjes, asnjë prej sulmuesve s’e ka të ardhmen të sigurt teksa kryesori Denisson është thuajse i larguar. Braziliani dhe autori i 8 golave ka ofertë nga Kazakistani dhe nuk pritet të qëndrojë, ndërsa Lorenco Vila e Veton Tusha me gjasa mund të largohen.

Në dyshim janë Luis Kaçorri dhe Ardit Tahiri, ndërsa në klub është edhe i riu Leo Ballhysa. Patrik Bardhi do të largohet si lojtarë i lirë, ndërsa rrugën e njëjtë do të ndjekin edhe mbrojtësit Albion Marku e Jocelyn Behiratche.

Related posts

SKANDAL NË VLORË! Tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta (video)

“Duhej penallti për ne”/ Kërnaja tërbohet me gjykimin, ankesa për rastin e Xhemajlit: Ishte gjest antisportiv

Spektakël, emocione dhe në fund… Egnatia kthehet në krye, rrogozhinasit zbresin Partizanin me këmbë në tokë (video)