Vllaznia prek fitoren për 90 minuta, Dinamo e “vjedh” në fund me penallti (video)

by KLIKOJE.AL

Dinamo dhe Vllaznia kanë mbyllur në barazim 1-1 përballjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, në një ndeshje plot ritëm, tension dhe episode të shumta të rishikuara nga VAR-i.

Sfida nisi me intensitet nga të dyja skuadrat, por ishte Vllaznia që gjeti avantazhin në minutën e 42-të. Një aksion i bukur i kuqebluve u finalizua me asistin perfekt të Dodajt për Bismark, i cili nuk gaboi përballë portës, duke dërguar topin në rrjetë për 0-1.

Në pjesën e dytë, Dinamo reagoi dhe pati një mundësi të artë për të barazuar në minutën e 53-të. Vila fitoi një penallti pas një prekjeje me dorë nga Qato brenda zonës, por Bregu u ndal nga portieri Jukaj, që priti goditjen nga pika e bardhë duke mbajtur në avantazh Vllazninë.

Në minutën e 73-të, Vllaznia mendoi se kishte dyfishuar rezultatin me anë të Dodajt pas një asistimi nga Gurishta, por goli u anulua për pozicion jashtë loje pas sinjalizimit të anësorit.

Momente vendimtare erdhën në fundin e ndeshjes. Në minutën 90+2′, Gurishta u ndëshkua fillimisht me karton të verdhë për një ndërhyrje ndaj Nezirit, por pas rishikimit me VAR, gjyqtari Koçi e ndryshoi vendimin, duke e përjashtuar me karton të kuq.

Vetëm pak minuta më vonë, në 90+11′, Dinamo fitoi një tjetër penallti pas një ndërhyrjeje të Çelikoviç. Pas verifikimit me VAR, gjyqtari akordoi 11-metërshin dhe këtë herë Bregu nuk gaboi, duke realizuar golin e barazimit 1-1.

Gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë biletën për në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Egnatia-Elbasani 1-1, Gvozdenovic e ka me mbrojtjen: Pësuam gol të evitueshëm 08/04/2026 - 19:24

[…] LEXO ME SHUME:Vllaznia prek fitoren për 90 minuta, Dinamo e “vjedh” në fund me penallti (video) […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.