U rikthyen në Evropë pas një mungesë prej afro 15 vitesh, por jo vetëm kaq, fati i buzëqesh Dinamo City, me blutë që kualifikohen automatikisht për në raundin e dytë të Conference League, pa qenë e nevojshme të zbresin në fushë. Ekipi i Ilir Dajës ka marrë një dhuratë fantastike nga UEFA, me këta të fundit që kanë konfirmuar dënimin e Drogheda United Fc duke përjashtuar këta të fundit nga ky turne.
🚨 UEFA have confirmed qualifying movements in the 2025/26 Conference League!
❌ 🇮🇪 Drogheda United,
removed from the UECL – QR2!📈 🇮🇪 Shamrock Rovers,
moved from the UECL – QR1 to UECL – QR2!📈 🇦🇱 Dinamo City,
moved from the UECL – QR1 to UECL – QR2! pic.twitter.com/wauyaAoMAM— Football Rankings (@FootRankings) June 17, 2025
Ekipi Irlandez ka shkelur rregullat e UEFA-s pasi pronarët e këtij ekipi kanë gjithashtu në pronësi edhe ekipit e Silkeborg në Danimarkë. Në këtë mënyrë, do të jenë danezët që do të luajnë në Conference League, duke e nisur këtë turne nga raundin e dytë, në vazon e ekipeve favorite. Dinamo merr në këtë mënyrë një asist fantastik, kalon një raund në Conference League pa qenë e nevojshme të zbresin në fushë.
Për Dinamon vijnë të ardhura shtesë nga kjo aventurë në Evropë, por në të njëjtën kohë rriten edhe shanset për të synuar një kualifikim historik në fazën e grupeve të këtij turne, objektivi kryesor i drejtuesve të klubit.Dinamo do të mësojë të mërkurën rivalin e tyre në turin e dytë të Conference League.Në këtë mënyrë, Dinamos i shkojnë 350 mijë euro bonus për shkak të kalimit në turin tjetër, edhe pse pa luajtur fare.