Dinamo City dëshrion të luajë ndaj Kukësit në kryeqytet, FSHF jep vendimin për stadiumin “Air Albania”

by S.M

Dinamo City do të kërkojë fitoren e parë në kampionat dhe këtë do ta bëjë përballë Kukësit. Klubi dinamvoit ka zyrtarizuar axhendën e ndeshjes, duke njoftuar se ky takim do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”. Drejtuesit e klubit blu kanë kërkuar ditët e fundit që ndeshja me Kukësin, e vlefshme për javën e 3-të, të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” të mërkurën në orën 19:00, megjithatë kjo kërkesë është hedhur poshtë nga Federata.

Ndeshjen e parë të kampionatit, që sipas kalendarit Dinamo e kishte në shtëpi me Tiranën, e luajti në stadiumin “Elbasan Arena”. Derbi në fakt u spostua në Elbasan, sepse “Air Albania” po ruhej për ndeshjen e Kombëtares me Poloninë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.