Dinamo “City” bëhet gati për sezonin e ri në Superiore, zbulohet kush është graduar si kapiten

by S.M

Rustem Hoxha është kapiteni i Dinamos. Mbrojtësi durrsak është lojtari me më shumë eksperiencë në radhët e bluve, ka fituar titullin kampion me Teutën dhe Ballkanin, ndaj dhe shihet si njeriu i duhur për të mbajtur shiritin e kapitenit në krah, edhe pse luan sezonin e parë me kryeqytetasit.

Gjatë miqësoreve që Dinamo ka zhvilluar gjatë kësaj periudhe, ka qenë ai kapiteni i skuadrës. Trajneri Di Biagio i sheh atë dhe Behiratche si dyshen titullare në qendrën e mbrojtjes së bluve. Shiriti i kapitenit ka shëtitur shumë gjatë tri sezoneve të fundit te Dinamo.

Me rikthimin e kësaj skuadre në Superiore dy sezone më parë, kapiten u gradua Agim Ibrahimi, sezonin e shkuar kapiten ishte Sabien Lilaj, ndërsa pas dëmtimit të tij shiritin e mbajtën Asion Daja dhe Eni Imami. Tani Dinamo ka një kapiten të ri dhe ai është Rustem Hoxha.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.