“Dihet vështirësia ndaj Partizanit”/ Stavri Nica kërkon një sforco nga lojtarët e tij: Ta mbyllim vitin pozitivisht

Kukësi shpreson të rikthehet te fitorja pas gjashtë ndeshjes radhazi, ku kanë koleksionuar katër barazime dhe dy humbje. Tri pikët e fundit kanë ardhur afro dy muaj më parë në fitoren minimale ndaj Vllaznisë në Kukës. Edhe pse përballë do të kenë njërin nga ekipet më të forta të këtij sezoni, Partizanin, shpresat në kampin blu për të dalë me maksimumin e mundshëm nuk janë të pakta. Në ndeshjen e parë verilindorët janë mundur me rezultatin 4-3, por shpresojnë që të ketë një tjetër histori në shtëpinë e tyre, aty ku ndihen më të fortë dhe që kanë marrë mjaftueshëm pikë këtë sezon.

“Është një ndeshje delikate, sepse janë edhe dy takimet e fundit, ndaj shpresojmë që ta mbyllim pozitivisht. Vështirësia dihet për këtë ndeshje, sepse Partizani është një nga ekipet më të mira këtë vit në këtë kampionat dhe jo më kot ka pretendime. Ne nga ana jonë do të mundohemi që të marrim më të mirën. Djemtë kanë dëshirë të luajnë dhe shpresojmë të japin maksimumin e tyre në këtë ndeshje

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)