Diego Contreras zyrtarisht ka rinovuar kontratën me Partizanin deri në vitin 2029. Të kuqtë e kanë njoftuar vendimin përmes rrjeteve sociale, duke e shpërblyer për dy golat e tij në fitoren me përmbysje ndaj Teutës.
Sulmuesi i ri i ekipit të parë duket se do të mbështet fillimisht, njësoj si Mohanad Mando në sezonin e kaluar. Ky i fundit ka mbetur tek ekipi B.
Kontreras do mungojë ndërkohë ndaj Vllaznisë. Pas dy golave me Teutën u ndëshkua me karton të kuq, duke humbur supersfidën e javës së 12-të. 22-vjeçari e ka treguar veten që tek ekipi B, për këtë nuk është pritur më gjatë. Atje numëron 12 gola në 12 paraqitje.
Njoftimi i Partizanit:
“FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me futbollistin Diego Contreras.
Sulmuesi kolumbian 22 vjeçar i cili konsiderohet një lojtar premtues ka nënshkruar së fundmi një kontratë 4 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon me të kuqtë.