Derbi Tirana-Partizani me “pasojat e luftës”, shumë mungesa për dy ekipet e kryeqytetit

Mungesat ishin çështje kryesore në derbin mes Tiranës dhe Partizanit. Dy skuadrat vinin mes shumë dëmtimeve që cunguan përzgjedhjet e trajnerëve. Derbi përfundoi në barazim 1-1 me golat e Hasanit dhe Kekos që u japin nga një pikë skuadrave.

Mirëpo, në ndeshjet e javës së ardhshme shtohen edhe dy mungesa të tjera, nga një për çdo ekip. Florjan Përgjoni i Tiranës dhe Maguette Gueye i Partizanit u ndëshkuan me karton të verdhë në derbi.

Mbrojtësi bardheblu humbet ndeshjen me Laçin, të dielën në orën 13:30 në transfertë, ndërsa mesfushori afrikan nuk do të jetë përballë Teutës, të enjten në orën 17:00 në ‘Arenën e Demave’.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës