73
Loreta Kullashi është transferuar te skuadra e Interit në kategorinë e femrave. Futbollistja shqiptare e cila është lindur në Finlandë, por e rritur në Suedi ka firmosur me klubin nga Serie A.
25-vjeçarja e njeh mjaft mirë kampionatin italian, pasi sezonin e kaluar luajti për Sassuolon në formë huazimi dhe shënoi pesë gola. Kullashi është pjesë e përfaqësueses së Suedisë që nga viti 2018.Ajo luan si sulmuese dhe pritet ta ndihmojë ekipin zikaltër në arritjen e objektivave. Do të kemi kështu një derbi shqiptaresh, pasi me ekipin e Milanit aktivizohet një tjetër futbolliste si Kosovare Asllani.