Derbi Partizani-Tirana/ Hodhën shashka dhe flakadanë në fushë, arrestohen dy të rinj, procedohet dhe një 15 vjeçar

Derbi i ndeshjes Tirana -Partizani ka nisur me tensione duke shkaktuar trazira mes tifozëve. Flakadanë dhe shashka të hedhura në fushë janë bërë shkak për ndërprerje të lojës.

Menjëherë ka ndërhyrë policia duke sheshuar situatën, duke vënë në pranga dy tifozë, përkatësisht A. Xh21 vjeç dhe A. G 27 vjeç. Të dy shtetasit kanë hedhur lëndë piroteknike duke hyrë në fushën e gjelbër në momentin kur po zhvillohej loja.

Si dhe është proceduar penalisht një 15 vjeçar i cili ka gjuajtur drejt sportistëve. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Xh., 21 vjeç, A. G., 27 vjeç dhe një shtetas 15 vjeç, pasi ditën e djeshme, gjatë ndeshjes së futbollit mes ekipeve Partizani – Tirana, kanë kryer veprime të dhunshme, duke hedhur lëndë piroteknike, ndërsa shtetasi A. G. ka hyrë në fushën ku zhvillohej ndeshja. Policia vijon veprimet hetimore për identifikimin dhe procedimin penal dhe administrativ, të shtetasve të tjerë kanë kryer veprime të dhunshme dhe kanë lëndë piroteknike, gjatë dhe pas ndeshjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)