Derbi i” ftohtë”, zbulohet numri i biletave të shitura për ndeshjen Partizani-Tirana

by KLIKOJE.AL

Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës këtë herë nuk ka ngjallur ethet e zakonshme te tifozët. Deri më tani, numri i biletave të shitura nuk e ka kaluar shifrën e 1.500, një tregues i qartë i rënies së interesit përballë një takimi që tradicionalisht është konsideruar si më i zjarrti i futbollit shqiptar.

Nga biletat e shitura, 1000 i përkasin sektorëve prapa porte ku vendosen edhe ultrasit. Në sektorët N janë shitur rreth 500 bileta deri tani, po ashtu edhe në sektorët S. Për sektorët përballë ku çmimet variojnë nga 1000 lekë deri në 1500 lekë të reja, në total janë shitur rreth 450 bileta. Kati i dytë i stadiumit “Air Albania” me shumë gjasa nuk do të hapet për shkak të interesit të ulët.

Përballja mes dy skuadrave më të titulluara të Shqipërisë do të zhvillohet këtë fundjavë në “Air Albania”, por tribunat duket se do të jenë më bosh se zakonisht. Arsyeja mendohet të jetë kombinimi i faktorëve si rezultatet e luhatshme të ekipeve, kostot e biletave dhe ndoshta lodhja e tifozëve nga polemikat e shpeshta që e kanë shoqëruar futbollin shqiptar.

Megjithatë, organizatorët shpresojnë që ditën e ndeshjes të ketë një rritje të ndjeshme të shitjeve dhe atmosfera e derbit të rikthehet sado pak në shkallët e stadiumit. Derbi i kryeqytetit mbetet gjithsesi një duel prestigji dhe një nga momentet më të veçanta të sezonit futbollistik shqiptar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.