Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës ka pësuar ndryshim orari. Ndeshja, e planifikuar fillimisht të luhej të shtunën në orën 19:30, do të zhvillohet në orën 16:30.
Sektori i garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka konfirmuar se spostimi i orarit është marrë për të shmangur përplasjen me takimin tjetër të javës, Vllaznia–Elbasani, i cili do të luhet në orën 19:30. Kështu, tifozët do të kenë mundësinë të ndjekin të dyja përballjet pa mbivendosje orari, ndërsa derbi Partizani–Tirana pritet të sjellë si gjithmonë emocione dhe rivalitet të fortë në fushën e lojës.
Kështu, tifozët do të kenë mundësinë të ndjekin të dyja përballjet pa mbivendosje orari, ndërsa derbi Partizani–Tirana pritet të sjellë si gjithmonë emocione dhe rivalitet të fortë në fushën e lojës.