Artistja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është dënuar me gjashtë vite burg nga gjykata e Kukësit.
Këtë e ka bërë të ditur avokatja e saj, Aurora Gusta, duke theksuar se vendimi do të ankimohet, raporton Abc.news.
“Vendimin e gjykatës do ta ankimojmë. Ka pasur vetëm një armë, e ka pasur pa dashje, aksidentalisht në çantën e saj,” u shpreh avokatja e saj.
Guska u shpreh se Fjolla ka pasur në çantë vetëm një armë, edhe atë aksidentalisht.
Fjolla përndryshe është arrestuar pasi u kap me dy pistoleta në çantë gjatë tentativës për të kaluar kufirin drejt Shqipërisë nga dogana e Morinës, e shoqëruar nga shoferi dhe biznesmeni Fisnik Syla me të cilin u martua pak ditë më parë.
Gjykata e Kukësit dha masën e arrestit në shtëpi, dhe këngëtarja mori me qira një banesë në Kukës, ku do të duhej të qëndronte të paktën deri në seancën e radhës.