“Ia dhuruam golat Dinamos”/ Deliallisi nervoz pas ndeshjes, trajneri i Erzenit; Do luftᵒjmë deri në fund për të mbijetesën

Deliallisi

Deliallisi i zhgënjyer, Erzeni u mund nga Dinamo me shifrat 2-0 në “Air Albania”, në një takim të vlefshëm për javën e 31-të të kampionatit. Denison Silva zhbllokoi rezultatin në minutën e 19, ndërsa në të 72-tën ishte Kaçorri ai që vulosi rezultatin përfundimtar në 2-0. Dinamo ndez kështu garën për vendin e 4-t, të cilin e rimori me 3-pikëshin e fituar sot.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi dha një intervistë për “MCN” ku shtoi.

NDESHJA-Normalisht dihet nuk kishim çfarë të humbnim, vetëm fitorja na mbante në loje, me vjen keq në mënyrën se si i pësojmë golat, dhe sa vuajmë dhe sa humbasim te porta e kundërshtarit, dhe pastaj pësojmë gola shumë thjeshtë, te goli i dytë është një gabim që mund të ndodh, por më shumë më vjen keq që ja dhuruam golin kundërshtarit.

MBIJETESA-Për deri sa matematika na mban në lojë atëherë ne do luf.tojmë, ndeshje mbas ndeshje, pastaj shpresoj të kemi edhe fatin në dorë që të mund t’ia dalim.

DINAMO-Dinamo bën presionin me ftesë nëpër krahë, në momentin që portieri nis topin te mbrojtësi i djathtë ata presojnë fort. Unë gjithmonë i thoja që numri gjashtë të mos lëvizte dhe të qëndronte midis linjave, dhe ndrrimi i krahut të lojës të ishte me Sadikin dhe Atandën. Kjo nuk ndodhi sepse unë atë kërkova, por ishim shumë të avashtë në ndrrimin e krahëve, duke luajtur shumë pasa paralel dhe mbrapa”,- tha Deliallisi për “MCN”.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës