Rënia e Dele Alli është mjaft spektakolare dhe ndërsa detajet vazhdojnë të dalin në pah mbi stilin e jetës së tij, bëhet më e dukshme pse ish-lojtari i Tottenham-it ka vështirësi në fushë.
Ka dalë një foto e mesfushorit përkrah disa miqve në shtrat, e cila nxjerr në pah më tej stilin e tij të festës. Një foto e shpërndarë nga The Sun trego Dele Allin në shtrat me shtatë persona të tjerë, përfshirë katër vajza.
Fotot ekskluzive të siguruara nga The Sun tregojnë Allin në shtrat me ish-yllin e Chelsea-t, Izzy Jay Brown dhe katër femra. Gazeta më tej zbulon se Alli dyshohet se ka festuar dy herë në 10 ditë në Turqi, ku ishte i huazuar te Besiktas.
Fotoja e bërë virale në internet supozohet se është marrë brenda një apartamenti në Salford dhe besohet se Alli dhe miqtë e tij shpenzuan 6000 paund në atë natë.
Pas një nate të kaluar duke festuar në klube, Alli u kthye në banesën e Salfordit me katër gra dhe tre burra. Kjo ndodhi pas një udhëtimi në Chinawhite në Mançester. Të shtatë prej tyre u shtrydhën në një shtrat dhe u përpoqën të bënin një selfie, me Alli që bëri çmos për të fshehur fytyrën e tij.
Dele dikur talenti më i ndritur i futbollit të Anglisë, u kthye tek Everton për trajtimin e dëmtimit të kofshës pas huazimit të dështuar në Turqi. Një burim tha: “Dele po kalonte shumë mirë duke pirë me shokët e tij në klub. Ata kishin një kabinë dhe vajzat po i shërbenin. Ata u kthyen në apartamentet e njërës prej vajzave dhe festuan deri në mëngjes”.