Një ndër temat më të diskutuara jashtë shtëpisë së BBV është puthja në buzë mes Ilirit dhe Arjolës, puthje e cila ndodhi për shkak të një inskenimi filmi, por që ka vazhduar edhe në dhomën e rrëfimit shumë më e gjatë dhe pasionante siç duket.
Kjo video ende nuk kishte dalë në publik kur gruaja e Ilirit foli dje për “Shqipëria Live”, e cila tha se e ka marrë me shumë sportivitet dhe qetësi sepse ishte një lojë që zgjati pak, sipas saj.
Flori Gjini: Puthjen e Ilirit me Arjolën.
Gruaja e Ilirit: E pashë, më pëlqeu për mënyrën se si ato lozën, shumë kam parë nëpër rrjete sociale se si u puth se si u bë.
Erjona Rusi: Ishte rol që ta themi, po luanin ishte aktrim.
Gruaja e Ilirit: Ishte rol dhe njerëzit duhet ta marrin me më sportivitet pjesën e roleve që bëjnë aktrim është puthje për momentin. Kam parë edhe një koment të një blogeri se di nëse mund ta them emrin Olti Curri, që kush do vijë tani që u puth me Arjolën. Nuk besoj të vijë njeri ose të ndodhi ndonjë gjë sepse ishte vetëm një aktrim.
Nëse ajo ishte për aktrim dhe zgjati pak, çfarë do të thotë gruaja e Ilirit kur të shohë videon në dhomën e rrëfimit?! Mbetet për t’u parë.