Del supermashtrimi i Antonelës në lidhje me pjesëmarrjen në Sanremo (VIDEO)

by KLIKOJE.AL

“Lajmi se Antonela Berisha ka qenë pjesë e spektaklit më të madh italian, Sanremo 2022, është një mashtrim,” ka thënë kryetari i Këshillit të Medias, Koloreto Cukali, i cili përmes hapsirës së Top Albania Radio, ka thënë se nuk ekziston aspak një lajm i tillë.

Sipas tij, ka qenë vetëm një media italine që e ka postuar dhe më pas lajmi është fshirë. Ai ka shtuar se, si një person që e ndjek vazhdimisht Sanremon, ka kërkuar për pjesëmarrjen e Antonela Berishës dhe nuk i ka rezultuar asgjë e tillë. Sipas tij ekzistonte vetëm një screenshot, nga një portal italian, por që sot nuk është.

Cukali tha: “Unë atë portalin nuk e gjej më. Ka portale që paguan. Kjo puna e Sanremos është thjesht në kokën e zonjushës, Antonela Berisha. Sanremo është një qytezë, që edhe ai që shet byreqe, thotë jam në Sanremo. Mirëpo, pjesëmarrja në qytet nuk të bën pjesë të një spektakli.”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.