Del FOTO/ Trupi i prezantuesit u gjet 10m larg detit, ja çfarë thonë mjekët…

by KLIKOJE.AL

Disa orë më parë është gjetur trupi i pajetë i prezantuesit britanik të BBC-së, Michael Mosley, i cili ishte zhdukur që prej mesditës të së mërkurës teksa ndodhej me pushime në ishull me gruan e tij dhe një çift miqsh.

67-vjeçari është gjetur i pajetë në një zonë shkëmbore dhe në një distancë rreth 10 metra nga deti, në plazhin e Agia Marinës, siç duket edhe në foton e mëposhtme.

Pranë tij është gjetur çadra që mbante ditën kur u zhduk, teksa mbante një orë dixhitale. Për më tepër, Mosley ishte në shpinë, me dorën e majtë në gjoks, shkruan Protothema.

Fillimisht, sipas informacioneve, mjekët deri tani kanë përjashtuar veprimtarinë kriminale, pasi nuk konstaton shenja lëndimesh në trup. Kalbja e trupit ka avancuar, gjë që e bën të vëshitrë përcaktimin e shkakut paraprak të vdekjes as nëse Mosley ka rënë nga shkëmbinjtë. Rezultatet zyrtare të autopsisë, e cila do të zhvillohet në Rodos, priten të zbardhen të hënën.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.