E BUJSHME/ Futbollisti i Kastriotit transferohet në Itali, Gianlucca Di Marzio zbulon të ardhmen e tij

Dejvid Kapllani

Dejvid Kapllani do të vijojë karrierën në Itali. Eksperti i merkatos, Giannlucca Di Marzio, bën me dije se futbollisti ka arritur akordin për t’u transferuar te skuadra e Avecanos që militon në Serinë D dhe momentalisht mban vendin e 11-të në renditje.

23-vjeçari Dejvid Kapllani së fundmi ishte pjesë e Kastriotit në Kategorinë e Parë, ndërkohë që në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Teutës dhe Erzenit në elitën e futbollit shqiptar si dhe të Fushë Kosovës. Në ditët në vijim pritet të vijë edhe zyrtarizimi te skuadra italiane. Kapllani ka luajtur këtë sezon me Kastriotin 15 ndeshje, duke shënuar 3 gola. Nga këto 15 ndeshje, sulmuesi e ka nisur nga stoli.

LEXO ME SHUME: Kastrioti njeh vetëm largime! Në dyshim edhe qëndrimi i trajnerit Ramadan Ndreu

Kastrioti, në përfundim të sezonit 2023-2024, u rendit në vendin e 7-të me 40 pikë. Paraqitja e skuadrës ka qenë nën nivelin mesatar, madje në disa ndeshje ka zhgënjyer. Në 5-6 javët e fundit, ekipi mori pikët e nevojshme që i siguruan qëndrimin në Kategorinë e Parë. Ekipi e nisi kampionatin me mjaft futbollistë të rinj, por disa prej tyre nuk dhanë atë që pritej. Jo pak ndikoi në paraqitjen e skuadrës edhe mungesa e stadiumit në qytetin e Krujës, që prej më se pesë vitesh ndodhet jashtë funksionit.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës