Dejvi Bregu i bllokon merkaton Skënderbeut, zbulohet fatura që klubi korçar duhet të paguajë ndaj ish-sulmuesit

by S.M

Skënderbeu nuk do të bëjë asnjë afrim në muajin janar për shkak se i është bllokuar merkato. Gjithçka lidhet me Dejvi Bregun, pasi klubi korçar ka humbur gjyqin me sulmuesin vlonjat për shkak të disa pagave të prapambetura.

Fatura që Skënderbeu duhet të paguajë ndaj Bregut është 36 mijë euro, shifër që për momentin drejtuesit nuk kanë ndërmend ta shpenzojnë duke parë situatën e vështirë financiare. Dejvi Bregu qëndroi te Skënderbeu për dy sezone, duke u transferuar më pas te Teuta, me durrsakët që paguan për kartonin e tij 350 mijë euro.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.