Dedikim më të veçantë se i Dj Dagz për kunatin e tij nuk keni parë! (FOTO)

Dedikimet e ëmbla për ditëlindje nga personazhet e showbiz-it tonë, për njerzit e tyre të dashur janë të zakonshme sot, kishim parë urime për motrat, partneret, por për kunatin jo.

Epo, Arbër Gumnishta duket se ka një marrëdhënie shumë të mirë me partnerin e motrës së tij, ky i fundit sot feston ditëlindjen dhe Dagz ka zgjedhur ta urojë publikisht.

Krahas një imazhi, nga festa ku zbuluan gjininë e bebes, ku duket ai, Einxhel, motra e tij Aurora dhe partneri i saj, Arbri ndër të tjera shprehet se kunati është një person i rëndësishëm për të.

“Një gjë që gjithë jetën e deshta më shumë se lumturinë time është lumturia e personit më të rëndësishëm në jetën time, Aurora Gumnishta, dhe padyshim se një person që e bënë të lumtur dhe është i rëndësishëm për të është edhe për mua kështu që gëzuar ditëlindjen Imer Ramaj”, shkruan Dj Dagz në postimin e tij.

Kujtojmë që Aurora Gumnishta ishte e ftuar edhe në shtëpinë e “Big Brother Vip”, duke i realizuar një surprizë kështu vëllait të saj, i cili ishte pjesë e spektaklit.

Ajo dhe Einxhel Shkira kanë hedhur poshtë edhe teoritë se kunatat nuk shkojnë mirë, pasi shpesh janë shprehur se kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me njëra-tjetrën.

Related posts

Nga marrëdhënia me Selin te letra e babait të saj: Ja çfarë thotë gruaja e Mirit

Oferta e FRIKSHME për Brooklyn dhe Nicola për të zbuluar sekretet e familjes Beckham

E TURPSHME! Ina-Stenaldos: Manjak, sheh çdo vajzë…