Dedikimet e ëmbla për ditëlindje nga personazhet e showbiz-it tonë, për njerzit e tyre të dashur janë të zakonshme sot, kishim parë urime për motrat, partneret, por për kunatin jo.
Epo, Arbër Gumnishta duket se ka një marrëdhënie shumë të mirë me partnerin e motrës së tij, ky i fundit sot feston ditëlindjen dhe Dagz ka zgjedhur ta urojë publikisht.
Krahas një imazhi, nga festa ku zbuluan gjininë e bebes, ku duket ai, Einxhel, motra e tij Aurora dhe partneri i saj, Arbri ndër të tjera shprehet se kunati është një person i rëndësishëm për të.
“Një gjë që gjithë jetën e deshta më shumë se lumturinë time është lumturia e personit më të rëndësishëm në jetën time, Aurora Gumnishta, dhe padyshim se një person që e bënë të lumtur dhe është i rëndësishëm për të është edhe për mua kështu që gëzuar ditëlindjen Imer Ramaj”, shkruan Dj Dagz në postimin e tij.
Kujtojmë që Aurora Gumnishta ishte e ftuar edhe në shtëpinë e “Big Brother Vip”, duke i realizuar një surprizë kështu vëllait të saj, i cili ishte pjesë e spektaklit.
Ajo dhe Einxhel Shkira kanë hedhur poshtë edhe teoritë se kunatat nuk shkojnë mirë, pasi shpesh janë shprehur se kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me njëra-tjetrën.