202
Mirlind Daku ka qenë shumë i emocionuar për debutimin e tij si kuqezi, në një ndeshje të mbyllur me barazimin 1-1, teksa shpërtheu në lot gjatë intervistës.
“Nuk e di, jam pa fjalë. Kur përfundoi ndeshja isha totalisht i emocionuar që arrita të debutoj me kombëtaren shqiptare. Për mua është arritje e madhe, për familjen time që kemi luftuar për të arritur këtë moment. (Nuk mban lotët)
VIDEO E DAKUT
Për këtë arsye luftojmë këtu, udhëtojmë 12 orë me avion me gjëra, vetëm për të bërë krenar popullin tonë, që me shumë sakrifica ka ardhur në këtë ditë. Kjo është më shumë se një Kupë Bote, kur sheh gjithë atë popull duke na përkrahur.