Alarm te Partizani, titullari i sulmit përfundon në operacion pas dëmtimit me Vorën (FOTO)

David Fadairo

Partizani njofton se sulmuesi David Fadairo ka kryer me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale në dorën e majtë, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e kampionatit ndaj Vorës.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

POSTIMI I PARTIZANIT

 

“David Fadairo kryen me sukses operacionin, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e kampionatit ndaj Vorës. Sulmuesi ynë iu nënshtrua sot një ndërhyrjeje kirurgjikale në dorën e majtë në ambientet e Spitalit Amerikan 3, ku u vizitua edhe nga stafi ekipit dhe shokët e skuadrës.

Së shpejti 25-vjeçari do të nis edhe fazën e rehabilitimit me një program të detajuar dhe monitoruar nga stafi mjekësor i ekipit.

FK Partizani i uron David Fadairos rikthim sa më të shpejtë në fushën e lojës”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

Related posts

“Shkërmoqet” sulmi i Kombëtares, pas Manajt një tjetër dëmtohet dhe mungon ndaj Polonisë

FSHF “përkulet” para Preknicajt, supergoli i lojtarit të Pogradecit merr vlerësimin maksimal (video)

“Egnatia respektohet, por nuk falet”/ Mesazh i fortë i Gvozdenovic, trajneri i Elbasanit: Do luftojmë për tifozët, nuk më intereson dënimi…