Data e Egnatia-Partizani, FSHF zbulon kur do të riluhet ndeshja dhe përballjet për 5 javët e ardhshme

Ditën e sotme FSHF-ja ka bërë të ditur axhendën e ndeshjeve të Superiores deri në fundvit. Është mësuar edhe data e ndeshjes së ndërprerë të Egnatias – Partizanit, si dhe të takimeve të tjera të javës së 13-të. Më 23 dhe 24 nëntor  skuadrat do të zbresin në fushë për të bërë mes tyre llogaritë e kësaj jave. Kujtojmë se takimi i ndërprerë në Rrogozhinë do të rifillojë në minutën e 25-të, kur edhe u ndërpre për shkak të atakut kardiak që pësoi Raphael Dwamena.

Gjithashtu FSHF-ja ka zbuluar edhe datën kur do të luhet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Është vendosur që të zhvillohet më 3 dhjetor në “Air Albania” duke nisur që nga ora 19:00. Ndër të tjera janë bërë publike edhe datat e ndeshjeve deri në fundvit.

Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar edhe ditën dhe orën se kur do të zhvillohet ndeshja e prapambetur mes Partizanit dhe Teutës. Takimi do të luhet më datë 7 dhjetor në orën 17:00.

Related posts

Goditje në merkato, klubi ukrainas “rrëmben” protagonistin e Superiores (FOTO)

Sensacion në Final-Four, Dinamo sheh titullin, ja skenari që e shpall kampione

“Rrahje dhe paga të papaguara”/ Ish-drejtuesi zbulon konfliktet dhe kaosin te Vllaznia