Dan Hutra plas “bombën”: Do flas me prokurorët e SPAK, kam informacione për ngjarje kriminale!

by KLIKOJE.AL

Dan Hutra, personazhi që tronditi opinionin publik vitin e kaluar, është dërguar sot në SPAK. Ai i ka dërguar dy letra prokurorëve specialë duke u thënë se ka informacion për disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në vend.

Për këtë, agjentët kanë kërkuar që ai të sillet në ambientet e SPAK-ut ku duhet të dëshmojë. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka siguruar transportin e Dan Hutrës për në ambientet e SPAK me shpresën së vrasësi i tre grave do të tregojë emrat e disa autorëve për disa ngjarje kriminale në vend.

Hutra mbahej i izoluar në burgun e Peqinit. Ende nuk ka informacione se për cilat ngjarje ai do të flasë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.