Egnatia u mposht me rezultatin 0-1 nga Tirana. Kampionët e Shqipërisë ndihen të vjedhur ndaj bardhebluve dhe gjithçka ia faturojnë gjykimit.
Drejtori sportiv i Egnatias, Klejdi Zenelaj ka shpërndarë së fundmi një postim. “Dallavere nëpër zyra, dallavere me shqiptar”, është teksi i këngës që shoqërohet me gjestin e famshëm të prangave dhe Murinjon.
Egnatia pretendoi penallti në pjesën e parë, që u anulua me VAR. Po ashtu edhe në pjesën e dytë ku kishte rezerva edhe për vonesat nga bardheblutë.
Tetova: “Duam drejtësi për ndeshjen”
Nga ana tjetër, trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, shprehu zhgënjimin pas humbjes minimale 0-1 në Rrogozhinë. Sipas tij, skuadra e tij dominoi pjesën më të madhe të takimit dhe krijoi shumë raste para portës së Tiranës, por një gabim në mbrojtje dhe shpejtësia e Xhixhës rezultuan vendimtarë. Tetova kritikoi gjithashtu disa vendime të diskutueshme të arbitrimit, duke theksuar se kjo ishte hera e katërt që penallti të dukshme nuk u akorduan për ekipin e tij. Megjithatë, ai mbeti optimist për të ardhmen dhe kërkoi drejtësi dhe fair-play në futboll.
