Dalin PROVAT! Nga Milano deri në Bukuresht, zbulohen udhëtimet e Arben Ahmetaj-t. U paguan me kartën e Klodian Zotos (FOTO)

Kallëzimi i gazetarit Adriatik Doçi, në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, është një tregues i fortë i korrupsionit në nivele të larta të qeverisë, që ka tronditur jo pak opinionin publik.

Në provat e siguruara nga gazetari Doçi vërehen disa emaile që shtetasi në kërkim Klodian Zoto, i ka kërkuar hoteleve me 5 yje, rezervime për ish-Ministrin e Financave Arben Ahmetajn dhe bashkëshorten e tij Erjola Hoxha.

Prova e parë e dorëzuar nga gazetari është një e-mail ku hoteli luksoz në Vjenë “Starlight suiten hotel renngasse” ka konfirmuar pagesën e Klodian Zotos në vitin 2013 për qëndrimin e Arben Ahmetajt. Bashkangjitur provave, është dhe karta e kreditit e shtetasit Klodian Zoto.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur