Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi ka denoncuar shpërndarjen e tezave të provimeve të maturës, nëpër grupe Whatsapp-it ndërsa thotë se minitrja e Arsimit, Besa Shahini e ka damkosur emrin e vet duke përdorur skema të tilla për të fituar votues të rinj.
Sipas tij fletët janë shpërndarë nëpër grupe para zhvillimit të provimit, ndërsa thekson se është i shtati vit radhazi që raste të tilla bëhen publike, megjithatë, asnjë masë nuk është marrë për parandalimin e këtij fenomeni.
Postimi i plotë: Këto janë tezat e provimit të Maturës Shtetërore, të cilat janë publikuar dhe dërguar nëpër grupe Whatsapp-i para se provimi të mbahej.
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë përfundimisht e ka damkosur emrin e vet duke përdorur skema të tilla për të fituar votues të rinj. Besa Shahini vazhdon të shkojë nga dështimi në dështim!
Është i shtati vit radhazi që raste të tilla bëhen publike, megjithatë, asnjë masë nuk është marrë për parandalimin e këtij fenomeni.
Nuk është rrjedhje informacioni, është një mënyrë kriminale për të shitur tezat dhe për të fituar votuesit.