Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt, krim që dyshohet se u urdhërua nga bahskëshorti i saj, Naim Murseli.
Babai i Naimit, Shaban Murseli ka dhënë një tjetër dëshmi para hetuesisë, duke zbuluar se ka qenë në dijeni për një problem familjar të djalit të tij, ngjarje që sipas tij, ka ndodhur rreth një vit para ekzekutimit të Liridonës.
Babai i Naim Murselit raportohet se ka thënë se djali i tij e ka pasur një konflikt me djalin e hallës së tij, K. Kokallën, vëllain e Kushtrim Kokallës, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt. Ai ka thënë se disa mesazhe të shkëmbyera nga Naim Murseli me bashkëshorten e K. Kokallës, ishin bërë problem në familjen Murseli.
Kushtrim Kokalla akuzohet se është personi që ka krijuar planin për vrasjen e Liridonës, e po ashtu që ka prezantuar Naim Murselin me Granit Plavën, vrasësin e të ndjerës.
“Unë përveç një problem që e ka pas Naimi me djalin e hallës se tij K. para një viti që ka pas disa masazhe të shkëmbyer përmes telefonit gjegjësisht me B., gruan e K. Sipas njohurive që unë i kam pas për këtë rast nuk ka pasur diçka me shume mes Naimit dhe B. përveç disa shkrimeve dhe fotove jo intime, foto normale”, ka thënë Shaban Murseli në dëshminë e dhënë në Polici.
Shaban Murseli ka thënë se Naimi dhe Liridona janë takuar me vëllain e Kushtrim Kokallës e bashkëshorten e tij dhe e kanë mbyllur këtë çështje, por shtoi se nga ky rast janë ftohur marrëdhëniet mes tij dhe Naimit.
“Mirëpo e di qe Naimi me Liridonën dhe K. me B. janë marrë vesh që kjo gjë të mbyllet me kaq. Nga ky rast Naimi i ka ftohur marrëdhëniet me në një mënyrë me mua dhe familjen”, ka thënë ai.