Dalin çmimet e biletave për dy ndeshjet gjysmëfinale mes Milanit dhe Interit në Champions League/ Ja sa do të kushtojnë

Interi dhe Milani bëhen gati për dy duele gjysmëfinale në Ligën e Kampioneve dhe padyshim interesimi i tifozerive përkatëse është i jashtëzakonshëm.

Nga kjo duket se klubet do të përfitojnë shifra të ndjeshme financiarisht falë pranisë së tifozëve në stadium.

Milani ishte ai që kishte çmimet e biletave më të larta në ndeshjet çerekfinale, por duket se “kushërinjtë” i kanë parakaluar për sfidën direkte mes këtyre dy skuadrave.

Zikaltrit kanë bërë rritje të ndjeshme për të bërë këtë parakalim, duke vlerësuar ndoshta edhe rëndësinë e ndeshjes dhe faktin se do të jenë pritës te dueli i kthimit.

Biletat më ekonomike nisin nga 69 euro për të dyja klubet, por Milani është ai që ka tashmë çmimet më ekonomike në thuajse të gjithë sektorët e stadiumit sipas ndarjeve përkatëse.

Related posts

Nuk mbyllet merkato për Bylisin, transferon ish-sulmuesin e CSKA-së (FOTO)

Dëmtimet fusin në hall Dinamon, dy lojtarë mungojnë ndaj Teutës

Elbasani ankimim zyrtar për golin e anuluar, FSHF shpjegon vendimin që solli polemika (VENDIMI)