COVID-19 i merr jetën ish-kryeministrit të Shqipërisë, Bashkim Fino në moshën 59-vjeçare

Është ndarë nga jeta politikani shqiptar Bashkim Fino.

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe deputeti socialist  u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare.

Ai ishte prekur nga COVID-19 prej disa ditësh dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar. Një ditë më parë ai humbi nënën e tij.

Bashkim Fino ka një karrierë të gjatë politike dhe të hershme në Partinë Socialiste.

Prej vitit 1997 e në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik.

Fino ka mbajtur disa poste ministrore. Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe zëvendëskryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa, në periudhën 2004, ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

Bashkim Fino në Prill të vitit 2016 u zgjodh Sekretar për Organizimin Administrativ në Partinë Socialiste me 260 vota.

Fino ka mbajtur gjithashtu  dhe disa poste ministrore. Ai prej vitesh është deputet i Parlamentit një figurë dhe zë i spikatur.

Burimi: A2News

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024