262
Ka përfunduar pjesa e parë 0-0 mes Tiranës dhe Besiktas-it, sfida e dytë për turin e dytë të Conference League. Një ndeshje shumë e mirë nga ana e bardhebluve, të cilët kanë shkuar shpesh herë në portën e skuadrës turke me Kaina-n apo Hasanin, por pa mundur të gjenin rrugën e rrjetës.
Megjithatë duhet thënë se në këtë 45 minutësh, Orges Shehi u detyrua të zëvendësojë dy lojtarë për shkak dëmtimesh. I pari ishte portieri Gentian Selmani i cili në minutën e 32′ pas një përplasje nuk mundi të vazhdonte lojën, ndërsa në minutën e 45′ Deliu u largua nga fusha me Hilën që mori vendin e tij.