Conf.League/ Cara me hap goleadori në Europë, Partizani fiton edhe sfidën e dytë ndaj Valmieras! (Kundërshtari i Play-Offit)

by KLIKOJE.AL

Partizani mbërrin deri në fazën Play-Off të Conference League teksa mposhtën në “Elbasan Arena” me shifrat 1-0 Valmierën. Pas triumfit në transfertën letoneze me shifrat 1-2, të besuarit e trajnerit Zoran Zekic u konfirmuan superior ndaj rivalëve. Kampionët e Shqipërisë arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 21-të, Tedi Cara realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Të kuqtë e menaxhaun mirë avantazhin dhe ia dolën të ruanin epërsinë deri në fund me ndeshjen që u mbyll në shifrat 1-0, me Partizanin që mbërrin në Play-Off të Conference League, aty ku do të përballet me skuadrën nga Kazakstani, Astana.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.