Colella ndjek nga pas Marinin? Te Partizani po fillojnë firot, drejtuesit po mendojnë pasuesin e italianit

by KLIKOJE.AL

E ardhmja e trajnerit Giovanni Colella mbetet në pikëpyetje. Italiani u bë tekniku i parë i huaj, që fiton titullin kampion me klubin e kuq, por duket se as ky sukses nuk e ka bindur kupolën drejtuese për të vazhduar me të, megjithëse kontrata është zgjatur edhe për dy vite pas fitimit të titullit.

Luhatjet e shumta dhe vënia në diskutim e titullit deri në javën e fundit ndaj një Tirane “të plagosur” nga dëmtimet, i ka bërë skeptikë drejtuesit. Ata po kërkojnë për një tjetër trajner dhe këtë herë është parë tregu kroat si zgjidhje.

Mësohet se pista kryesore nëse Colella largohet, është një trajner kroat, emri i të cilit për momentin nuk bëhet i ditur, pasi fillimisht do të duhet të zgjidhet situata e italianit, i cili pa dyshim meriton respektin e klubit, pas atij titulli të fituar, pavarësisht luhatjeve gjatë rrugës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.