“Çmenduria” e fansit për çiftin e BB VIP/ Bën tatuazh Luizin dhe Kiarën (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë padyshim dy ish-banorët e “Big Brother VIP 2” më të pëlqyer dhe të dashur për publikun shqiptar.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ata nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. E ata duken mjaft të dashuruar e të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Ndërkohë fansat vazhdojnë që t’i duan edhe tani që BB VIP ka mbaruar dhe herë pas here i surprizojnë ata në mënyra të ndryshme.

Së fundmi, Luizi ka postuar një video në “Instastory” ku zbulon se çfarë ka bërë një admirues i tyre për ta. Është një tatuazh i gdhendur në krah dhe shkruhet:

“Team Luki”, që do të thotë se është mbështetës i çiftit të njohur.

Faleminderit vëlla. T’du fort”, ka shkruar ndërkohë këngëtari i dashur për publikun krahas videos në fjalë.

Ndërkohë reagimet dhe komentet në rrjet kanë qenë të shumta dhe të larmishme.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.